Aktuale Më shumë

PDS kritikon Varhelin: Punon për Serbinë , kundër Malit të Zi

Prej tvteuta17:46, 15 Tetor 2022

Deklarata e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE) Oliver Varhelji se nënshkrimi i marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe nuk ka ndikuar negativisht në reformat dhe Raportin e Progresit, është në kundërshtim të plotë me vlerësimet nga Raporti i Komisionit Evropian (KE), ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Andrija Nikoliq.

“Duke mohuar një nga vlerësimet kryesore të KE-së, në të cilin shprehimisht thuhet se nënshkrimi i marrëveshjes me KOS-in shkaktoi rritje të tensioneve në shoqërinë malazeze, Varhelji dëmtoi reputacionin e KE-së, hodhi poshtë punën e administratës dhe publikisht e vuri në dyshim integritetin e funksionit të Komisionerit Evropian që ai mbulon”, tha Nikoliq. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Varhelji trajton kështu Malin e Zi. Ai shtoi se Varhelji, menjëherë pas marrjes së detyrës, e hoqi njësinë organizative për Malin e Zi dhe ia bashkoi njësisë për Serbinë.

“Sipas burimeve të caktuara diplomatike nga Brukseli, komisioneri Varhelji së fundi e ka fshirë Malin e Zi nga lista e vendeve që përfitojnë nga ndihma financiare e BE-së për përkujdesjen e refugjatëve, edhe pse fondet për këtë dyshohet se tashmë janë ndarë”, tha Nikoliq. Ai tha se të njëjtat burime pohojnë se ai personalisht deri në momentin e fundit ka tentuar ta zbusë vlerësimin negativ për Serbinë nga Raporti, për shkak të mosrespektimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, gjë që megjithatë nuk ia ka dalë. Nikoliq theksoi se nuk është rastësi që prej kohësh në Bruksel përflitet se Serbia është i vetmi vend jashtë BE-së që ka komisionerin e vet evropian.

 

  • 1

    Radio