PDS: Kërcënimet e Frontit janë të kota
Prej tvteuta19 November 2016
Nga Partia Demokratike e Socialistëve u janë përgjigjur deklaratave të Frontit Demokratik se nga kjo parti kanë sajuar ngjarjet e 16 tetorit. Nga kjo parti thonë se kërcënimet e hapura dhe akuzat e Frontit tregojnë se ky subjekt nuk ka hequr dorë nga qëllimet dashakeqe ndaj Malit të Zi, por tregojnë edhe frikën gjithnjë e më të madhe që mbizotron në radhët e tyre .
Ata thonë se ndoshta jo të gjithë liderët e Frontit ishin të njohur se kush bashkëpunonte me kriminelët, por se organet shtetërore janë ato që do të japin përgjigjen përfundimtare për këtë. “Në vend që të turpërohen për këto veprime, liderë t e Frontit vazhdojnë me akuza dhe kërcënime për destabilizimin e vendit, duke mos e vërejtur se politikës së tyre antimalazeze dhe antishtetërore i ka ardhur fundi”, thuhe në mes tjerash në deklaratën e Partisë Demokratike të Socialistëve.