Politikë Më shumë

PDS i dërgon opozitës ofertën e re

Prej tvteuta17:35, 18 Mars 2016

Partia Demokratike e Socialistëve u ka dërguar partive opozitare propozimin e ri për arritjen e marrëveshjes. Propozimi ka arritur në adresë të Lëvizjes qytetare URA, Demos-it dhe Partisë Socialdemokrate, njoftojnë mediat malazeze. Zyrtari i URA-s Nedeljko Rudoviq, i cili ka konfirmuar arritjen e propozimit , është shprehur se versioni i ri do të shqyrtohet së shpejti, por nuk saktësoi një datë të përafërt . Sot kalon afati që javën e kaluar partitë opozitare i kishin vënë PDS-it për prononcim në lidhje me pikët diskutabile të marrëveshjes, të cilat më parë u refuzuan nga kjo parti.

  • 1

    Radio