Politikë Më shumë

PDS cakton koordinatorët: Halil Dukoviq në Ulqin

Prej tvteuta16 December 2015

Partia Demokratike e Socialistëve në mbledhjen e kryesisë të mbajtur të hënën caktoi koordinatorët e rinj në qytetet e Malit të Zi. Koordinatori i ri i kësaj partie në Ulqin do të jetë Halil Dukoviq, shefi i PDS-së në Komunën Urbane të Tuzit. Dukoviq do të zevëndësojë ministren e shkencave Sanja Vllahoviq, e cila ishte koordinatore gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, kur kjo parti edhe pse fitoi më së shumti vota, mbeti në opozitë.