Aktuale Më shumë

PDS akuzohet se po sjell votues nga jashtë vendit

Prej tvteuta09:47, 11 Tetor 2016

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare janë shtuar akuzat për keqpërdorime të ndryshme. Sot gazeta Vijesti ka dalë me një artikull ku akuzohet Partia Demokratike e Socialistëve se po tenton që të sjellë mërgimtarë për të votuar në zgjedhjet parlamentare në këmbim të pagesës së shpenzimeve të udhëtimit. Sipas gazetës, bëhet fjalë kryesisht për mërgimtarë boshnjakë nga komuna e Petnjicës, të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet e ndryshme evropiane.

Edhe Fronti Demokratik e ka akuzuar PDS-në për të njëjtën gjë në tubimin parazgjedhor të mbajtur në Ulqin. Këshilltari i këtij grupimi politik Millan Rolloviq përdori akuza të ashpra ndaj kryetarit të Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq, të cilin e akuzoi se në bashkëpunim me Montenegro Airlines po negocion sjelljen e votuesve nga diaspora.

  • 1

    Radio