Sociale Më shumë

Pastrohet vija bregdetare pas Kalasë

Prej tvteuta12:08, 26 Maj 2016

NP “Veprimtaritë Komunale”, zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte pranë komunës së Ulqinit, si dhe pronarët e anijeve “Teuta” dhe “Suka” realizuan aksionin e pastrimit në pjesën bregdetare rreth Kalasë së Ulqinit dhe Lugut te Xhemiles. Ky aksion përkrahet nga shoqata e Komunave të Malit të Zi, të cilet në kuadër të këtij aksioni parashikojnë të bëjnë statistikat se sa  ka mbeturina në vijën bregdetare të Malit te Zi. Latif Haxhibrahimi kordinator i projektit për Ruajtjen e bregdetit në komunën e Ulqinit nga zyra IPA, per Televizionin Teuta tha se një aksion i tillë është realizuar edhe një vit më parë ku fatkeqësisht mbas një viti sërish hasim në numër të madh të mbeturinave në vijën bregdetare si dhe në pjesën e poshtme të mureve të Kalasë. Ai bënë apel tek banorët e Kalasë së Ulqinit që mos të vazhdojnë me hedhjen e mbeturinave në këtë pjesë të qytetiti.

  • 1

    Radio