Aktuale Më shumë

Pastrohet Kanali i Braticës

Prej tvteuta13:54, 28 Shtator 2016

Komuna e Ulqinit , NP “ Veprimtarite Komunale “ dhe Agjensioni per ndertim dhe zhvillim prane komunes se Ulqinit filluan pastrimin e kanalit te Bratices. kryetari I komunes se Ulqinit Nazif Cungu per televizionin teuta tha se Ky projekt eshte nje bashkefinancim ne mes te komunes se Ulqinit dhe komunes Kajl te Luksemburgut.

Vlera e projektit arrine shifren e mbi 20 000 eurove. Cungu shtoj se lidhjet e egra me kanalin e Bratices duhet te shkeputen  dhe te lidhen me kolektorin perkates sepse ato ndikojne direkt ne shkaktimin e permbytjeve dhe ne demitmin e Port Milenes. Drejtori i Agjensionit per ndertim dhe zhvillim Shpetim Maraj u shpreh per Televizionin Teuta se Komuna e Ulqinit ka plane dhe projekte te cilat do te ndikojne ne permiresimin e ceshtjes se permbyjteve ne Komunen e Ulqinit, dhe tani jemi ne fazen e implementimit te tyre.

Drejtori i NP ”Veprimtarite Komunale” Mehmed Zenka u shpreh se ndermarrja e tyre i ka kapacitet per pastrimin e kanalit dhe do ta perfundojne ate brenga afatit te caktuar. Zenka shtoj se faktori njeri eshte ai I cili ndikon ne mbylljen e kanaleve, duke konstauar nga mbetjet qe po nxirren.

  • 1

    Radio