Mungesa e pastërtisë në tregun e gjelbërt, fajtorë shitësit

Prej tvteuta14:58, 22 Tetor 2022

Ankesa të shumta për pastërti në treg të gjelbërt , ka pasur shumë e sidomos gjatë sezonit veror, ku pastërtia nuk është kurrë në nivel në të gjithë Ulqinin.
Mbas përfundimit të sezonit gjërat siç duket janë stabilizuar.
Ka nga ata që përsëri ankesat nuk i kursejnë, por ka dhe prej tyre që thonë të vërtetën dhe marrin përgjegjësinë mbi vehte, duke thënë se një pjesë të fajin e kanë edhe vetë.
Ata thonë se ndotësit kryesorë janë vetë shitësit, dhe në dallim me të kaluarën pastërtia në fillim të ditës është siç duhet.
Kjo gjë u arrit shtojnë ata me punësimin e një puntori tjetër, që pastron tregun siç duhet.
Mangësia e vetme tani për tani theksojnë shitësit është mungesa e disa koshave të mbeturinave.
Me që bëmë një vizitë në treg u ndalem si gjithmonë tek një shitëse që nuk i kursen fjalët dhe komentet, ku bëmë edhe pyetjet tona për produktet që shet.
Ajo tha se tani për tani gjërat që shkojnë më shumë janë frutat dhe perimet vendase të sezonit, kryesisht shegët dhe mandarinat.

  • 1

    Radio