Sociale Më shumë

Pastërti në nivel

Prej tvteuta13:27, 18 Qershor 2015

Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” këto ditë në mënyrë aktive bënë pastrimin e disa zonave të qytetit,duke ja nisur nga kositja e barit,po edhe pastrimi i deponimeve të egra, që janë problematike vite me radhë.

“Këto ditë kemi aksione për pastrimin e zonës së Shtojit, por edhe të disa zonave tjera ku janë formuar deponi të egra ,shprehet drejtori i Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale, Sait Katana

Katana deklaroi se për të pasur rezultat puna e tyre duhet patjetër që të kenë bashkëpunim me policinë komunale i cili sipas drejtorit Katana ekziston, por duhen të jenë më efikas në punën e tyre. “Gjer më tani nuk ka pasur asnjë penalizim nga ana e policisë komunale, edhe pse plehrat hidhen vend e pa vend, formohen deponi të egra në vende të ndryshme, nuk respektohet orari i hedhjes së plehrave edhe  pse dita e diel  është e caktuar për hedhjen e orendi shtëpiake  dhe materialeve tjera ”. “Situata financiare nuk është e lakmueshme as në këtë Ndërmarrje ku janë të punësuar 140 vetë, këtë e rëndon edhe më shumë borxhi që ka komuna e Ulqinit ndaj nesh, por edhe qytetarët të cilët nuk i shlyejnë obligimet e tyre.  Aktualisht kemi 4 rroga brenda “, deklaroi Katana.

Në komunën e Ulqinit janë të regjistruara 40 plazhe, ku me 20 sish kjo ndërmarrje ka arritur të nënshkruaj marrëveshje për mirëmbajtjen e tyre gjatë sezonit veror.

  • 1

    Radio