Aktuale Më shumë

Pasaporta e Malit të Zi është në vendin e 45-të, udhëtimi pa viza në 124 vende

Prej tvteuta10:06, 11 Janar 2023

Në listën e fundit të vendeve dhe territoreve të renditura sipas “forcës” së pasaportave të tyre, Mali i Zi renditet i 45-ti nga 109 sipas Indeksit të Pasaportave Henley për vitin 2023.

Me pasaportë malazeze mund të hyni pa vizë në 124 shtete.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, më së miri renditet Sllovenia, në vendin e 11-të, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 182 vende. Kroacia është në vendin e 18-të, pasi mbajtësit e pasaportës së saj nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në 174 vende.

Dokumenti i udhëtimit i Shqipërisë është në vendin e 51-të (hyrja në 115 shtete pa vizë), ndërsa Kosova zë vendin e 101-të, pasi pasaporta e lëshuar nga autoritetet e Prishtinës lejon hyrjen në 41 shtete.

E para në listë është Japonia (hyrja në 193 vende pa vizë), ndërsa vendin e dytë e ndajnë Koreja e Jugut dhe Singapori (192 vende). Në vendin e tretë dhe të katërt janë Gjermania, Spanja, Finlanda, Italia dhe Luksemburgu.

  • 1

    Radio