Aktuale Më shumë

Pas sezonit të suksesshëm, vazhdojnë me provimin e gjuetisë

Prej tvteuta16:13, 15 Mars 2016

Sezoni i gjuetisë ka filluar me datë 1 shtator dhe zgjati deri me 29 shkurt, ku nga Ndërmarja Publike për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave deklarojnë se ky sezon ka rezultuar i suksesshëm. Drejtori i kësaj ndërmarje Ajet Zaga edhe për kundër kohës jo të përshtatshme për gjueti, është i kënaqur me rrjedhëshmërinë e sezonit.

Pas mbylljes së sezonit të gjuetisë, NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave ka organizuar edhe provimin e gjuetisë i cili të gjithë gjuetarëve ju mundëson që të pajisen me lejen për gjahë.

Përveç literaturës adekuate për këtë provim, drejtori Zaga shpjegon se cilat janë dokumentat e nevojshme për aplikim të provimit.

Provimin e gjuetisë mund ta japin të gjithë ato të cilët dëshirojnë të shtyejnë lejen e armës, ku drejtori Zaga shton se provimi i radhës është pas sezonit verorë.

  • 1

    Radio