Slider

Aktuale Më shumë

Pas një viti monumenti i Lirisë akoma i pa lyer, ambienti nuk mirëmbahet

Prej tvteuta15 November 2022

Në 7 nëntor të vitit 2021 solemnisht u shënua përfundimi i punimeve në rregullimin e mikrolokacionit 030 pranë monumentit të Lirisë në Pinjesh. Në këtë projekt u bë  adaptimi i shkallëve në formë tribune, vendosja e lisharseve për fëmijë, instalimi i ndriçimit, mbjellja e barit anglez dhe fidaneve si dhe vendosja e mobiljeve urbane. Deri këtu jemi në rregull! Por si atë ditë e sot monumenti i Lirisë na mbeti i lyer vetëm deri në gjysëm. Brenda 365 ditëve nuk u gjet koha dhe mundësia që ky punim të përfundohet plotësisht. Pyetëm sekretariatet në Komunën e Ulqinit, por duke qënë se kemi të bëjmë me një strukturë të re, kërkuan kohë që të gjejnë përgjigjet. E mirë, kemi mirëkuptim! Por pse nuk po mirëmbahet? Lisharëset për fëmijë kanë filluar që të shkatërrohen, dhe pllakat e vendosura kanë filluar të mbulohen nga bari. Ky është një projekt që është realizuar me buxhetin e Komunës së Ulqinit, deklaroi kryetari i atëhershëm Aleksandar Daboviq. Aq shumë ka mjete Komuna e Ulqinit që një ambient në të cilin ka investuar e lë të shkatërrohet brenda një periudhe të shkurtër kohore. Me rregullimin e këtij ambienti u tha se do të ketë mundësi që në të ardhmen të organizohen evente të ndryshme muzikore dhe kulturore, por as kjo nuk ka ndodhur. Sa shumë fjalë, e sa pak vepra.