Pas disa muajve punëtorët e Komunës marrin rroga, rregullohen edhe semaforët
Prej tvteuta24 March 2016
Pas disa muajve të punësuarit në Komunë dhe ndërmarrjet publike kanë marrë një nga rrogat e prapambetura. Siç mëson televizioni Teuta puntorët e ndërmarrjeve publike kanë marrë nga një rrogë kurse ato në Komunë pjesën tjetër të muajit gusht. Shlyerja e borxheve ndaj mirëmbajtësve të semaforëve ka bërë që nga sot ato përsëri të vendosen në funksion, pasi kishin më se dy muaj që nuk punonin. Shlyerja e borxheve ndaj punëtorëve dhe furnizuesve është theksuar si njëri nga prioritetet e pushtetit të ri në Komunën e Ulqinit.