Aktuale Më shumë

Partneriteti mes Malit të Zi dhe Kroacisë përballë çështjeve të hapura

Prej tvteuta09:45, 21 Shkurt 2024

Mali i Zi ka mbështetjen e fuqishme të Republikës së Kroacisë në procesin e integrimit të vendit tonë në BE, ky është përfundimi i takimit të Ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milloviq dhe Gordan Grlliq Radman, ministër i Jashtëm dhe Punëve Evropiane të Republikës së Kroacisë.

“Marrëdhëniet duhet të bazohen në fqinjësinë e mirë të dy vendeve, gjë për të cilën kontribuon shumë qëndrimi i Zagrebit zyrtar se në përmbushjen e detyrave evropiane, performanca e secilit vend duhet të matet individualisht dhe performanca jonë në këtë drejtim është më e larta e të gjitha vendeve që aplikojnë për anëtarësim në BE”, tha ministri i drejtësisë Andrej Milloviq.

  • 1

    Radio