Politikë Më shumë

Partitë shqiptare kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor

Prej tvteuta11:59, 16 Dhjetor 2015

Grupi punues i subjekteve politike shqiptare, i cili do të merret me iniciativën e ndryshimit të ligjit zgjedhor, mbrëmë ka filluar edhe punën konkrete.

Në mbledhjen e mbajtur në Ulqin ky grup ka përpiluar kërkesën për ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor, të cilën e ka dërguar në adresë të institucioneve më të larta shtetërore.

Në kërkesën dërguar Presidentit Vujanoviq, Kryeministrit Gjukanoviq, dhe Kryetarit të Kuvendit Krivokapiq, partitë shqiptare kërkojnë rikthimin e të drejtave që gëzonin prej vitit 1996, të cilat u ndryshuan në mënyrë të padrejtë dhe me kundërshtimin e deputetëve shqiptarë.

Ligji i ri ka ka bërë që në vend të diskriminimit pozitiv si në rastin e kroatëve, shqiptarët të kenë mandatin më të shtrenjtë nga të gjithë me mbi 6000 vota. Partitë shqiptare janë dakorduar se nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh, atëherë do të jenë të detyruar ta rishikojnë veprimtarinë e vet politike.

  • 1

    Radio