Aktuale Më shumë

Partitë e pakicave pritet të formojnë bllok të përbashkët

Prej tvteuta16:14, 17 Tetor 2016

Partitë e pakicave të cilat kanë siguruar përfaqsimin në Kuvendin e Malit të Zi, duket se edhe këtë radhë ashtu si para katër viteve, do të nisin bisedimet për dalje me një platformë të përbashkët për negociata pas zgjedhore.

Këtë e ka njoftuar nënkryetari i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, i cili tha se nuk janë plotësisht të kënaqur me rezultatin në zgjedhje, por do të vazhdojnë të punojnë për afirmimin e mëtejshëm të popullit boshnjak. Edhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq, tha se do të bisedojnë me subjektet boshnjake dhe shqiptare në mënyrë që të bashkuar të shpalosin qëndrimet e veta.

Vuçinoviq u shpreh e kënaqur me rezultatin në zgjedhje dhe i falenderi të gjithë ata që e përkrahën këtë subjekt në zgjedhje. Nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur” deri tani nuk ka pasur deklarata në lidhje me zgjedhjet, por para katër viteve Forca e Re Demokratike ishte pjesë e platformës së përbashkët të partive të pakicave.

  • 1

    Radio