Partia Socialdemokrate dorëzoi listën zgjedhore.
Prej tvteuta15 September 2016
Edhe Partia Socialdemokrate e Malit të Zi ka dorëzuar sot listën e saj me kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të përcjellur edhe me mbi 6.000 nënshkrime të qytetarëve. Kryetari i partisë dhe kryesuesi i listës Ranko Krivokapiq, tha se mbështetja që kjo parti gëzon në popull është më e larta ndonjëherë, dhe se përbëjnë zgjedhjen më të pastër për votuesit. Ai gjithashtu theksoi se akoma nuk ekzistojnë kushtet optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por se është përgjegjësi e të gjithëve që të japin kontributin maksimal në këtë drejtim. Krivokapiq tha se kjo parti do të tentojë që të zgjidhë problemet e grumbulluara me të cilët përballen qytetarët e vendit. foto: rtcg.me