Partia Radikale Serbe sot tubim në veri të Mitrovicës, pritet të jetë edhe Sheshel
Prej tvteuta12 April 2016

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të mbajë sot një tubim në veri të Mitrovicës. E përveç kësaj mediat në Serbi shkruajnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie Vojisllav Sheshel. Madje thuhet se Sheshel do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në very. E nëse ndodh që Sheshel të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se do të arrestohet.Selimi ka thënë se tashmë i mbetët organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Sheshel tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.