Aktuale Më shumë

Partia Boshnjake: Bisedimet pas caktimit të kandidatit për kryeministër

Prej tvteuta14:13, 2 Nëntor 2016

Partia Boshnjake do të vazhdojë bisedimet me partinë Demokratike të Socialistëve pasi presidenti Vujanoviq të caktojë zyrtarisht kandidatin për formimin e qeverisë, kanë njoftuar nga kjo parti. Në takimin e parë të mbajtur në mes këtyre subjekteve , u konstatua se në periudhën e kaluar janë arritur rezultate të prekshme në arritjen e harmonisë multietnike, si dhe qëllimet kryesore shtetërore të Malit të Zi.

Në këtë takim PDS-në e përfaqsonin kandidati i kësaj partie për kryeministër Dushko Markoviq, dhe antartë e kryesisë Millutin Simoviq dhe Mevluin Nuhoxhiq, kurse Partië Boshnjake kryetari Rafet Husoviq, nënkryetari Osman Nurkoviq dhe drejtori politik Suljo Mustafiq.

  • 1

    Radio