Politikë Më shumë

Parregullsi në votim me anë të letres

Prej tvteuta19:03, 4 Shkurt 2018

Shefi  vezhgues  I  Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim , Bojan Bozhoviq, tha se në disa qendra votimi në Ulqin, parregullsitë u regjistruan në votim me letër, sepse, siç tha ai, kishte më pak komisionerë sesa parashikohej me ligj .

Ai vuri në dukje se në disa vendvotime, gjatë votimit me leter, kishte shkelje të procedurës ligjore.

“Përkatësisht, numri i komisionerëve nuk ishte ai i parashikuar me ligj  e që parasheh katër komisionerë,por shumë më I ulët,tre,apo komisionerë. Shpresojmë që kjo parregullsi të korrigjohet dhe se nuk do të përsëritet”, tha Bozhoviq.

Po ashtu  është evidente , siç tha ai, në disa qendra votimi, anëtarët e këshillave  të votimit përdorin telefonat celularë.

“Për këtë arsye, edhe një herë apelojmë dhe shpresojmë që kjo praktikë të ndërpritet, kështu që nuk do të ketë shkelje të aktiviteteve zgjedhore”, tha Bozhoviq.

  • 1

    Radio