Sociale Më shumë

Parqet Nacionale: Ndalet monitorimi kur gjuetia e paligjshme kulmon

Prej tvteuta16:16, 3 Nëntor 2016

Ndërmarrja Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi kanë penguar punonjësit e Qendrës për Studimin e zogjve të cilët janë duke  qëndruar  në  Kriporën e Ulqinit  për të kryer monitorimin e zogjve në periudhën  ku sipas tyre  gjuetia e paligjshme është në kulm.

Të punësuarëve nuk është lejuar të hyjnë mbrenda në Kripore nga ana e rojës, duke thënë  se nuk lejohet hyrja në ambijentet e kripores para ores 7 të mëngjesit.

“Ky ndalim veçanërisht është konfuz pas premtimit të ministrit Gvozdenoviq,  në konferencën  e dytë ndërkombëtare mbi mbrojtjen e kripores së Ulqinit,ku është shpreh se duhet të kyçemi të gjithë duke përfshirë NP Parqet Nacionale ,dhe komunën e Ulqinit”, për të luftuar me dukurinë e gjuetisë së paligjshme”deklarojnë nga Ndërmarrja Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi

  • 1

    Radio