Aktuale Më shumë

Parqet Kombëtare: Shumica e planeve janë realizuar me sukses

Prej tvteuta15:32, 10 Gusht 2016

Në mbledhjen e katërt të Këshillit ekzekutiv të ndërmarrjes “Parqet Kombëtare në Mal të Zi”, u shqyrtuan më shumë se 20 pika të rendit të ditës , dhe u tregua në nevojën e realizimit të plotë të përfundimeve nga mbledhja e kaluar. Në lidhje me realizimin e Planit vjetor për këto 6 muaj, u theksua se ato që ishin planifikuar për këtë gjysëm viti janë rralizuar në masë të madhe. Sipas këtij raporti, Parqet Kombëtare të Malit të Zi që nga fillimi i vitit e deri me 25 korrik kanë pritur 130,154 vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të regjistruar kanë vizituar vendet e mbrojtura nga UNESCO,  si Parku kombëtar i Durmitorit me 49,766 vizitorë, i ndjekur nga ai Lovqenit  me 36,694 vizitorë, dhe liqeni i Shkodrës me 30,795 vizitorë.

Në lidhje me Kriporen e Ulqinit u njoftua se që nga fillimi i vitit janë zbatuar një numër  aktivitetesh që kanë të bëjnë me mbrojtjen e biodiversitetit në këtë zonë, janë mbajtur tri seanca e Trupit këshillues, është organizuar tryeza e rrumbullakët dedikuar mësimit në lidhje me përvojën e menaxhimit dhe promovimit të kripës sllovene , me qëllim shqyrtimin e mundësisë së zbatimit të praktikave të mira në Kriporen e Ulqinit.

  • 1

    Radio