Sociale Më shumë

Parqet Kombëtare: Në përgatitje Plani për objektet e përkohëshme

Prej tvteuta09:43, 23 Nëntor 2016

Ndërmarrja Publike “Parqet Kombëtare të Malit të Zi” informon të gjitha palët e interesuara se është duke u përgatitur Plani i objekteve të përkohshme në parqet kombëtare Durmitor, Lovqen dhe Liqeni i Shkodrës në periudhën 2017 – 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri në datën 1 dhjetor 2016.

Me qëllim të informimit të shfrytëzuesve të mundshëm, ne ftojmë të gjithë subjektet e interesuara, kompanitë, qeveritë lokale dhe sipërmarrësit, personat juridik dhe individët që deri me 12 dhjetor 2016 të paraqesin kërkesat e tyre në mënyrë që propozimet, në përputhje me ligjin të shqyrtohen dhe përfshihen në planin e objekteve të përkohshme nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Aplikimi duhet, ndër të tjera, të përmbajë një përshkrim të detajuar të objektit të përkohshëm, numrin e parcelave kadastrale, si dhe qëllimin e shfrytëzimit të objektit. Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të kësaj ndërmarrjeje.

  • 1

    Radio