Aktuale Më shumë

Parlamenti i fëmijëve në Ulqin – fëmijët bënë 37 pyetje

Prej tvteuta14:16, 18 Nëntor 2022

Kuvendi i Komunës së Ulqinit për herë të parë organizoi Parlamentin e Fëmijëve për të Drejtat e Fëmijëve, me rastin e 20 Nëntorit, Ditës së Miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, i cili u mbajt më 16 nëntor 2022 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Në seancën e Parlamentit të Fëmijëve morën pjesë rreth 70 nxënës, si përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme nga territori i Komunës së Ulqinit, këshilltarë, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës dhe Sekretarë të Sekretariatit, drejtues të shërbimeve publike, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Seancën e udhëhoqën nxënësit e gjimnazit “Vëllazërim – Bashkim” Adea Malusheviq dhe Belmin Shaboviq.

Temë e diskutimit ishte shqyrtimi i detyrimeve të shoqërisë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe problemet aktuale me të cilat ata përballen bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Gjatë seancës, nxënësit bënë 37 pyetje. Pyetjeve të tyre iu përgjigjën Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës, sekretarët si dhe shërbimet kompetente publike.

  • 1

    Radio