Rajoni/Bota Më shumë

Parlamenti Evropian ndan çmimin ‘Sakharov’ për Ukrainën

Prej tvteuta14:23, 20 Tetor 2022

Parlamenti Evropian ka ndarë Çmimin Sakharov për “popullin e guximshëm të Ukrainës” në betejën e tyre kundër pushtimit të paprovokuar rus.
PE-ja tha se çmimi i ndahet “ukrainasve të guximshëm, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky, liderët e tyre të zgjedhur dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”.“Ky çmim është për ata ukrainas që po luftojnë në terren. Për ata që janë detyruar të largohen. Për ata që kanë humbur familjarët dhe miqtë e tyre. Për të gjithë ata që janë ngritur dhe po luftojnë për atë që besojnë”, tha presidentja e PE-së, Roberta Metsola.Çmimi do të jepet nga Parlamenti Evropian më 14 dhjetor në Strasburg, gjatë seancës së fundit plenare të vitit.

Çmimi mban emrin e disidentit dhe fizikantit sovjetik Andrei Sakharov, i cili vdiq në vitin 1989. Ai u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave të përkushtuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Themeluesi i Ëikileaks, Julian Assange, aktualisht në burg, dhe Komisioni Kolumbian i së Vërtetës dhe Pajtimit qenë propozuar gjithashtu për këtë çmim. Vitin e kaluar, çmimi iu dha opozitarit rus Alexej Navalny. Me cmimin, anëtarët e Parlamentit Evropian dëshirojnë të mbështesion të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan (1938-2018) dhe ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Nelson Mandela (1918-2013) janë ndër laureatët më të shquar.

  • 1

    Radio