Aktuale Më shumë

Parashikimet e kompanive të naftës. Nga e marta rritje e re e çmimeve

Prej tvteuta18:47, 21 Tetor 2022

Sipas parashikimeve të ditës së sotme, çmimet e karburanteve nga e marta do të rriten nga një deri në nëntë centë, kanë konfirmuar për “Dan” kompanitë e naftës.

Rritja më e madhe do ta pësojë Eurodizel, i cili do të rritet për nëntë cent në 1.65 euro për litër, ndërsa benzina me një dhe dy cent. BMB 95 do të rritet me dy cent dhe do të kushtojë 1.34 euro, ndërsa BMB 98 do të rritet me një cent dhe do të kushtojë 1.38 euro për litër. Ministria e Investimeve Kapitale (MKI) do të bëjë llogaritjen e çmimeve të hënën, të cilat do të vlejnë nga mesnata e së martës.

Dy javë më parë, benzina u rrit me gjashtë cent, ndërsa Eurodieseli me tetë centë për litër. Llogaritja e radhës e çmimeve të karburanteve do të jetë më 14 nëntor dhe dhe do të vlejë për dy javët në vazhdim. Çmimet e karburantit u rritën në mënyrë drastike në mes të marsit, kur benzina u rrit me 16 cent dhe Eurodizel me 29 cent.

Rritja e çmimeve është pasojë e ngjarjeve në Ukrainë, vendosjes së sanksioneve dhe masave të shumta në nivel global që kanë çrregulluar tregun e naftës dhe tregjet e tjera. Që nga muaji maj, Qeveria e Malit të Zi ka ulur akcizën për karburantet me 40 dhe më pas me 50 për qind. Ky reduktim është ende në fuqi dhe pa të çmimet do të ishin  20-30 centë më të lartë.

  • 1

    Radio