Parandalohet sulm me bombë

Prej tvteuta10:06, 1 Korrik 2016

Policia e Podgoricës ka sekuestruar një valixhe me 500 gram eksploziv të lidhur me telefon celular, e cila të dhënave të policisë, do të shërbente për sulm me bombë.

Nga policia kanë lajmëruar se kanë njohuri se kush dhe për të cilat arsye do ta përdorte bombën, por deri tani është ndaluar vetëm një person si i dyshuar.

Besim Giliq, 33 vjeç banor i Mileshit të Lartë, është arrestuar dje nga policia dhe i është caktuar masa e paraburgimit. Hetimet dhe marrja në pyetje e personave të tjerë është në vazhdim, kanë njoftuar nga policia.

  • 1

    Radio