Politikë Më shumë

Paralajmërim publik për deputetët e Frontit Demokratik

Prej tvteuta21:45, 15 Maj 2016

Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq ka denuar incidentin në Parlamentin e Malit të Zi duke i akuzuar në mënyrë publike deputetët e Frontit Demokratik, të cilët kanë ofenduar Kryeministrin Millo Gjukanoviq. Ai i ka kërkuar falje kryeministrit Gjukanoviq dhe qytetarëve për incidentin e rëndë në Parlament.

Ai ka thënë nëqofte se do të përsëritetet një incident I tillë, veprimi I radhës do të jetë largimi nga séanca e kuvendit.

“I lutem kolegëve që këtë ta kuptojnë si një veprim të radhës nëse do të ndodhin incidente të tilla

Ai u bëri thirrje të gjithëve në një përgjegjësi të përbashkët.

Sado që të jenë interesat tona  politike të rëndësishme, ato kanë vetëm një qëllim, ti shërbejnë qytetarëve të Malit të Zi.

“Pesë muaj na ndajnë nga zgjedhjet Parlamentare , zgjedhjet duhet të mbahen në një atmosferë të qetë, të jetë një festë e demokracisë dhe të jemi te përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Kjo është pjesë e angazhimit tonë që të ju sigurojmë një atmosfere të tillë “, tha Krivokapiq.

Ai përkujtoi se pothuajse   13 vite  kryeson me Parlamentin e Malit të Zi dhe ky Parlament si institucion i shtetit ka qenë për tu krenuar, por incidenti i krijuar e ka demtuar në masë të madhe , do të na duhet një angazhim dhe përpjekje e madhe për tu kthyer aty ku ishim para këtij aksidenti.”

  • 1

    Radio