Aktuale Më shumë

Para Vitit të Ri në Mal të Zi kanë hyrë 77 mijë persona

Prej tvteuta14:03, 1 Janar 2023

Gjatë ditës së djeshme, sipas shefit të Qendrës Operative të Komunikimit të Administratës Policore, Mlladen Markoviq, në Mal të Zi kanë hyrë 31.000 qytetarë, ndërsa nga vendi janë larguar 22.000.

Ai thekson se numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë në vend nga data 29 deri më 31 dhjetor ka qenë rreth 77 mijë, ndërsa nga vendi janë larguar 66 mijë qytetarë. Kjo, siç thotë ai, ishte më shumë se një vit më parë.

Markoviq po ashtu thotë se në prag të festave të Vitit të Ri është ulur shitja e paligjshme e mjeteve piroteknike.

“Nga 29 deri më 31 dhjetor, ne kemi konfiskuar pak më shumë se 14 mijë fishekzjarre nga shitësit ilegalë dhe kemi bërë kallëzime kundër disa personave”, tha Markoviq dhe kujtoi se fushata “Fishekzjarret” zgjat deri më 20 janar.

Ai tregon se në vitin 2022 kanë ndodhur 160 incidente të lidhura me armë zjarri, ku përfshihet përdorimi i municionit apo lëndëve plasëse.

Siç thotë ai, edhe pse kjo statistikë është e padëshirueshme, “në këtë natë të Vitit të Ri praktikisht nuk kemi pasur përdorim të armëve të zjarrit”.

Do të riaktivizojmë fushatën “Respekto jetën, ktheji armët”, ka përfunduar Markoviq.

  • 1

    Radio