Rajoni/Bota Më shumë

Para takimit Bislimi-Petkoviq në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog

Prej tvteuta15:40, 16 Mars 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe analistët politikë nuk presin progres në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht takimit në nivel të kryenegociatorëve të thirrur nga Bashkimi Evropian për datën 19 mars në Bruksel.

Në partinë e Ramush Hardinaj kritikojnë kryeministrin Albin Kurti, për qasje të gabuar në dialog, si dhe akuzojnë se çështjet e brendshme si rregullorja e BQK-së, po i transferon në çështje politike në dialog.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Kurti do të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për shkak se zgjedhjet janë afër dhe ai frikësohet se do të humb përkrahjen popullore.

“Meqenëse jemi në vitin e katërt, kjo qeveri po mundohet me prolongu këtë çështje, në mënyrë që fillimisht të shkohet në zgjedhje dhe të merr përkrahjen popullore…Zvarritja e këtij procesi është kryesisht se jemi në vit zgjedhor dhe tashmë me vendime dhe veprime populiste, siç është rregullorja e BQK-së, po mundohet të ruaj populizëm. E sheh edhe nga deklaratat e mazhorancës se është shtrirë sovraniteti në veri të Mitrovicës, ndërsa tash i kanë pranuar nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve shqiptarë”, thotë ajo.

  • 1

    Radio