Politikë Më shumë

Paqëndrueshmëria politike në Maqedoni ende në rritje

Prej tvteuta10:31, 10 Qershor 2016

Një anketë e re në Maqedoni tregon se paqëndrueshmëria politike në vend është në rritje. Të dhënat e publikuara  nga një qendër kërkimore e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan, tregojnë se besimi i publikut është në rënie sa i përket kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta e të lira.

Vetë Presidenti i Institutit, Mark Green tha se anketa thekson nevojën që udhëheqësit e Maqedonisë të përqendrohen tek reformat të cilat të mund të risjellin besimin e publikut në institucionet demokratike.Pesimizmi për gjendjen politike është ndikuar edhe nga qëndrimi i qeverisë ndaj skandalit të përgjimeve që dolën në dritë vitin e kaluar.

Skandali tregoi se ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme mijëra qytetarë të Maqedonisë.Nga anketa del se 64 përqind e të pyeturve nuk janë dakord me vendimin e Presidentit Gjorge Ivanov për të falur zyrtarët e implikuar, ndërsa 63 përqind mbështesin punën e prokurores së posaçme të ngarkuar për hetimin e skandalit.

  • 1

    Radio