Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Budapest “Utazas 2016”
Prej tvteuta5 March 2016
Në panairin e 39 ndërkombëtar “UTAZAS” që po mbahet në Budapest prej 3 deri me 6 mars, është duke marrë pjesë Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budvës, Kotorit dhe ONT, të cilët janë duke prezantuar ofertën turistike në tërësi të Malit të Zi. Prezantimin e përbashkët të organizatave lokale turistike e kanë përkrahur një numër i madh i afaristëve tanë, si me materijalet e veta promovuese poashtu edhe me prezencen e tyre siç janë përfaqesuesit e agjensionit In Montenegro nga Ulqini. Ditën e parë të panairit janë mbajtur disa takime me përfaqesuesit e shumë agjensioneve turistike dhe turoperaterëve, ndërsa vizitorëve i është ofruar një numër i madh i materijalit promovues siç janë katalogu për Ulqinin, hartat e qytetit të vjetër dhe Rivierës së Ulqinit, kartolina si dhe materijali promovues i hotelijereve dhe agjensioneve turistike. Në panairin e 39 ndërkombëtar Utazas të Budapestit marrin pjesë 400 ekspozues nga 40 vende të ndryshme të botës, gjë që konfirmon faktin që ky panair ndjek trended e panaireve të turizmit në rajon. Gjatë vitit 2015 numri i realizuar i fjetjeve nga turistet e Hungarise në Ulqin është 8.179, e që është rreth 50% më tepër në krahasim me vitin e kaluar.