Aktuale Më shumë

Panairi artizanal mbledh shumë pjesmarrës nga vendi dhe rajoni

Prej tvteuta10:28, 4 Prill 2016

Me Ditën e Ulqinit nisën edhe aktivitetet e ndryshme si kulturore ashtu edhe sportive, të cilat qytetit tonë për 3 ditë i japin një pamje tjetër. Dita e fundit e Ditës së Ulqinit, ajo e treta, jo më pak e rëndësishme, pati organizimet e veta, më ndryshe se sa ato dy ditë më parë.

Ranë u organizua Panairi i artizanëve, artit vizial dhe prodhimeve nga ulliri. Mblodhi një numër të madh pjesëmarrësve të cilët sollën me vete punimet e tyre autentike. Hapja e panairit u bë me vizitën e kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut, si dhe delegatëve të komunës. Kryetari Cungu panairin e  vlerëson të suksesshëm, dhe shton se është i kënaqur me mbarëvajtjen e tij, gjithashtu premtoi se komuna do ti përkrahë të gjithë ato të cilët dëshirojnë të punojnë dhe të sjellin risi në Ulqin.

Këtë manifestim e organizon shoqata “Globus Art” dhe ai i cili sjellë artizanë nga i gjithë rajoni është kryetari i kësaj shoqate Ramiz Hajdari.

Pjesëmarrësit përveç që ishin nga Ulqini, gjithashtu erdhën edhe nga vendet e rajonit, e në veçanti nga Shqipëria. Të pranishmit u paraqitën me punime të shumëta, të profileve të ndryshme, poashtu pjesëmarrësit ishin nga moshat e ndryshme, si më të rinjët ashtu edhe më të moshuarit, si fillestarët ashtu edhe artizanë me një pervojë të bujshme në këtë lami.

Gjithashtu, në këtë panair u prezentuan edhe ullishtarët e Ulqinit të cilët me vajin e ullirit, jo vetëm se marrin pjesë në kompeticione të ndryshme, ato gjithashtu prezentohen edhe jashtë kufinjëve të Malit të Zi, ku mund të cekim se vaji ulqinak është i pranishëm edhe në sofrat mbretërore.

 

  • 1

    Radio