Aktuale Më shumë

Pamje dramatike, përplasen dy avionë ushtarakë në SHBA, dyshohet për 6 viktima

Prej tvteuta11:52, 13 Nëntor 2022

Dy avionë ushtarakë u përplasën dhe më pas shpërthyen në flakë të shtunën gjatë një shfaqjeje ajrore në Dallas, duke shokuar të gjithë të pranishmit.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bordin e avionëve, por mendohet se të paktën gjashtë persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën pas përplasjes.

 

“Ishte tronditëse, mbeta i shokuar për disa çaste”, tha Antony Montoya, që po ndiqte shfaqjen ajrore me një mik.

 

Shfaqja po zhvillohej në nder të Ditës së Veteranëve dhe të ftuarit do të shihnin më shumë se 40 avionë të epokës së Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet thanë se kanë nisur menjëherë hetimet, por nuk kanë ende një arsye se përse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Raportet paraprake për shkakun mund të dalin në ditët e ardhshme, por gjetjet përfundimtare mund të mos dalin për më shumë se një vit.

 

  • 1

    Radio