Pakicat do të kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor
Prej tvteuta29 October 2016
Partitë e pakicave në platformën e përbashkët me të cilën do të dalin para palëve të tjera për formimin e qeverisë, si primare do të kenë vazhdimin e rrugës drejt integrimeve euroatlantike, por për shqiptarët dhe kroatët me rëndësi do të jetë edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor. Për këtë siç duket nuk do të kanë përkrahje të zellshme të Partisë Boshnjake , e cila nuk është e interesuar për ndryshimin e tij. Gjithsesi, sipas Pobjedës, partitë shqiptare do të insistojnë që nëpërmes aksionit afirmativ të sigurojnë hyrje më të lehtë në Kuvend, edhe pse as nga opozita nuk pritet ndonjë përkrahje e madhe.