Sociale Më shumë

Pakicat përveç kërkesave politike do të synojnë edhe vende në qeveri

Prej tvteuta15:49, 2 Nëntor 2016

Partitë e pakicave përveç kërkesave të tyre politike, do të synojnë që në qeverinë e ardhshme të kenë edhe vende të caktuara në qeveri dhe administratën shtetërore. Akoma nuk dihet saktësisht se cilët do të jenë vendet e preferuara prej tyre, po mësohet se njëra nga kërkesat është edhe formimi i Ministrisë për diasporë, për të cilën janë veçanërisht të interesuar boshnjakët, por nuk do të ishin kundër as shqiptarët dhe kroatët.

Gjithashtu flitet se sa u përket kërkesave politike, aty përveç atyre të parashtruara nga koalicioni shqiptar , nuk ka shumë gjëra për diskutim, pasi boshnjakët dhe kroatët si kërkesë të vetme kanë zhvillimin e barabartë rajonal, kurse kërkesat tjera lidhen kryesisht me ndarjen e posteve. Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” si kërkesa kryesore do të paraqesë kthimin e Valdanosit, mbrojtjen e Kripores, ndryshimin kufirit  së të Mirave Detare, si dhe statusin e komunës së Tuzit në pëputhje me vullnetin e banorëve të kësaj zone.

  • 1

    Radio