Politikë Më shumë

PAJOVIQ ZGJEDHET KRYETAR I KUVENDIT MALAZIAS

Prej tvteuta00:28, 2 Qershor 2016

Sonte me shumice votash deputetet e parlamentit malazias e kane votuar  Darko Pajoviq per  kryetar te  ardhshem ne Kuvendin e Malit te Zi. Ai kete funksion do ta udheheq deri ne zgjedhjet e ardhshme, kurse kandidatura e tij vjen si rezultat I marreveshtjes dhe propozimit te shumices aktuale parlamentare. Pajoviq u votua me 42  vota pro, aq sa kishte deputet ne sallen e kuvendit gjate votimit, pjesa tjeter e deputeteve nuk moren pjese ne procesin e votimit, as nuk ishin prezent ne salle.  Deputeti Pajoviq beri betimin e rastit dhe mori postin e kryeparlamentarit, duke pasuar keshtu liderin e Partise Socialdemokratike Ranko Krivokapiq, I cili kete post e ka udhehequr plote 13 vite. Gjate séances parlamentare deputetet paten vleresime te ndryshme per deputetin Pajoviq. Diskutime te ashpra dhe mjaft fyese ne drejtim te deputetit Pajoviq,  paten pjesa opozitare e sidomos  ish koleget e tij partiak te cilet tani u perkasin subjekteve te ndryshme, por te cilet kane mbajtur postin e deputetit.

  • 1

    Radio