Pajoviq do ti paraqesë deputetët para Këshillit për të drejtat e njeriut

Prej tvteuta11:34, 9 Korrik 2016

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq, do të paraqesë së paku 5 deputetë të cilët i cilëson fajtor për incidentin në Kuvend, para Këshillit për të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër edhe Fronti Demokratik ka përgatitur ankesat e veta ndaj deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe nënkryetarit të Kuvendit Suljo Mustafiq.

Pajoviq për media tha se ankesën do ta bëjë si Kryetar i Kuvendit , në përputhje me kodeksin e këtij institucioni, dhe u kërkoi falje qytetarëve për incidentin e ndodhur.

  • 1

    Radio