Pajoviq për vizitë dyditore në Shqipëri
Prej tvteuta14:51, 22 Qershor 2016
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq, ka udhëtuar sot për vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të pritët nga zyrtarët më të lartë të vendit. Siç njoftohet nga kabineti i tij, Pajoviq në Tiranë do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryetarin e parlamentit Ilir Metën, si dhe kryeministrin Edi Rama.
Pajoviq me këtë rast do tu drejtohet edhe deputetëve në parlamenetin e Shqipërisë, i cili në seancën e nesërme pritet të ratifikojë Rezolutën për antarsimin e Malit të Zi në NATO. Poashtu, Pajoviq do të takohet edhe me përfaqsuesit e shoqatave të diasporës malazeze në Shqipëri.