Pajoviq: Nuk shkojmë me ato që janë kundër Malit të Zi
Prej tvteuta28 July 2016

Lideri i Malit të Zi Pozitiv, Darko Pajoviq tha se stabiliteti politik ishte arsyeja kryesore e vendimit të kësaj partie që më 27 janar të mbështesë qeverinë e kryeministrit Millo Gjukanoviq. Pajoviq, i cili foli në konventën e partisë në Podgoricë, tha se në këtë periudhë, ndryshimi është fjalë kyçe. “Të gjithë ne flasim për ndryshime, veçanërisht opozita. Por ne jemi një vend i veçantë, kemi dy lloje të opozitës. Ne kemi opozitën e ashtuquajtur, e cila do të bënte çdo gjë që të jetë në pushtet, si dhe opozitën e vërtetë që është ajo tradicionale, por që në fakt përbën një kopje e zbehtë e Malit të Zi Pozitiv në vitin 2012. Për to, ndryshimi i vërtetë është ndryshimi i rrjedhës së Malit të Zi, ti zënë vendin Partisë Demokratike të Socialistëve , të ndalojnë integrimet euro-atlantike dhe ta orientojnë Malin e Zi drejt Rusisë”, tha në mes tjerash Pajoviq.