Pajoviq: Nuk kemi hyrë në Qeveri për të ndaluar zhvillimin ekonomik

Prej tvteuta15:55, 1 Gusht 2016

Opozita nuk ka hyrë në qeverinë e besimit zgjedhor për të ndaluar zhvillimin ekonomik të vendit, tha kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq, pas deklaratave të URA-s, Demos-it dhe PSD-së , se do ndoshta do të dalin nga Qeveria pas shkeljes së Marrëveshjes së besimit zgjedhor. “Ne nuk kemi hyrë në qeveri që të penguar zhvillimin ekonomik të vendit.

Unë nuk mendoj se dalja është veprim i zgjuar, pasi mënyra më e lehtë është që të hiqet dorë por çfarë pas kësaj. Është e nevojshme që të jemi këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në atë që ne kemi vendosur si qëllim “, tha Pajoviq. Dalja, sipas tij, do të çonte dëm punën disa mujore të ministrave opozitar në Qeverinë aktuale.

  • 1

    Radio