Politikë Më shumë

PAJOVIQ NË TBILISI: “MALI I ZI E KA KALUAR I VETËM KRIZËN”

Prej tvteuta5 July 2016

Kryetari i parlamentit malazez, Darko Pajoviq, foli në hapjen e seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po mbahet në Tbilisi. Ai theksoi se tema e seancës së këtij viti është ndërtimiti i besimit përmes dialogut, dhe kjo është në qendër të zhvillimeve politike në Mal të Zi. Në seancë u  zgjodh presidentin i ri i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së – Kristin Mutenen nga Austria. “Krizën politike e kemi tejkaluar  pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çfarë jemi shumë krenarë. Unë jam i sigurt se ky është një tregues i mirë i progresit demokratik dhe pjekurisë politike që kemi arritur si vend, “tha Pajoviq. Poashtu, ai i ka dërguar ftesë zyrtare OSBE-së për të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në muajin tetor. “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha kryetari i Parlamentit. Duke shpjeguar situatën politike në Mal të Zi,ai ka thënë se mungesa e besimit rreth procesit zgjedhor bëri që 11 prej 12 subjekteve politike në parlament “të ulen në tryezë”, dhe pas disa muajsh bisedimesh nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim midis autoriteteve dhe opozitës. Gjatë vizitës në Gjeorgji, Pajoviq ka pasur një sërë takimesh bilaterale me zyrtarët e atij vendi, si dhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ilkom Kanerva. Pajoviq dje priti homologun gjeorgjian, David Usupashvili. Ai kishte takime të ndara me Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgio Margvelashvilijem, si dhe me ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë, Mikheil Janelixheom.