Pajoviq fton OSBE-në të vëzhgojë zgjedhjet

Prej tvteuta10:18, 21 Korrik 2016

Kryetari i Kuvendit Darko Pajoviq i ka ftuar përfaqësuesit e Asamblesë parlamentare të OSBE , ODIHR dhe Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës që të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të caktuara për me 16 tetor.

Mbajtja e zgjedhjeve transparente, të ndershme dhe të lira , në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira demokratike në Evropë janë me rëndësi për Malin e Zi, ka theksuar Pajoviq në ftesën dërguar institucioneve të sipër përmendura.

  • 1

    Radio