Pajoviq dhe Jasaviq nën mbrojtjen e policisë
Prej tvteuta10:00, 12 Shkurt 2016

Dy nga deputetët e Malit të Zi Pozitiv, Darko Pajoviq dhe Azra Jasaviq, të cilët votuan për besimin e qeverisë së kryeministrit Gjukanoviq, ndodhen nën mbrojtjen e policisë, në bazë të vlerësimeve operative të Drejtorisës ë Policisë dhe Agjensisë për Sigurim Kombëtar.
Pajoviq dhe Jasaviq që prej ditës së votëbesimit të qeverisë kanë qenë objekt i fyerjeve , dhe në disa raste edhe të kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale.