Aktuale Më shumë

“Pagat ditore të dielave duhet të jenë 80 për qind më të larta, një ditë zëvendësuese gjatë javës”

Prej tvteuta18:20, 8 Nëntor 2022

Me nënshkrimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive do të futeshin tre pika të reja, rritja e pagave për punë jashtë orarit, dyfishi i punës, si dhe rritja me 80 për qind e pagës ditore për punën të dielave, për të gjithë ata në sektorin publik dhe sektorit privat, tha Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Srgja Kekoviq.

Siç tha Kekoviq në emisionin “Link” të Radios së Malit të Zi, përjashtim do të bënin ata që punojnë në industri ku është e nevojshme puna 24 orësh.

Ai shpjegoi se Unioni i Sindikatave të Lira ka insistuar për këtë sepse duan që e diela të jetë dita që do t’i kushtohet familjes dhe se punëdhënësit duhet ta kuptojnë se nëse punëtori nuk është me familje atë ditë dhe duhet të punojë për fitimin e tij, atëherë është koha që ajo pagë të jetë më e madhe.

Kekoviq tha se pas rritjes së pagës minimale në 450 euro, situata ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe se me këtë rritje të pagave ditore për punë të dielave, pagat sigurisht që do të ishin më të larta.

  • 1

    Radio