Aktuale Më shumë

Paga mesatare në dhjetor 814 euro

Prej tvteuta14:38, 30 Janar 2024

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin dhjetor, sipas të dhënave të Monstat, ishte 814 euro dhe ishte 0.9 për qind më e lartë se në nëntor.

Paga mesatare neto në dhjetor është rritur me 12 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.

Paga mesatare bruto në dhjetor ishte 1.02 mijë euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor në krahasim me nëntorin shënuan një rënie prej 0,5 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej 1,4 për qind”, thuhet në njoftimin e Monstat.

Në nivelin e vitit të kaluar, paga mesatare bruto ishte 987 euro, ndërsa paga mesatare neto ishte 792 euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në vitin e fundit krahasuar me vitin 2022 shënuan rritje prej 8,6 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej 2,4 për qind”, thuhet në njoftim.

Krahasuar me muajin e kaluar, të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin dhjetor shënuan rritje në sektorët e veprimtarive të tjera të shërbimeve me 2.9 për qind, ndërtimtarisë me 2.4 për qind, administratës shtetërore dhe mbrojtjes: sigurimet shoqërore të detyrueshme me 2.1 për qind, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi dy për qind, shërbimet e akomodimit dhe ushqimit 1,6 për qind, trafiku dhe magazinimi 1,3 për qind, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 1 për qind, informacioni dhe komunikimi dhe aktivitetet artistike, argëtuese dhe rekreative 0,9 për qind secila.

 

Rritje kanë shënuar edhe shëndetësia dhe mbrojtja sociale me 0,8 për qind, furnizimi me ujë dhe arsimi me 0,7 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit 0.6 për qind secila, biznesi i pasurive të paluajtshme 0.4 për qind dhe industria përpunuese 0.2 për qind.

Krahasuar me muajin paraardhës, rënie e të ardhurave mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin dhjetor është shënuar në sektorët e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 3.6 për qind dhe minierë dhe nxjerrje guri me 0.9 për qind.

  • 1

    Radio