Pa ndryshim të masave kundër Covid 19 deri më 10 shkurt

Prej tvteuta18:46, 25 Janar 2021

Qytetarët malazezë dhe ato të  Mbretërisë së Bashkuar mund të hyjnë në Malin e Zi vetëm me një test negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ky është i vetmi ndryshim i masave të reja në luftën kundër virusit korona, u njoftua në konferencën e stome për media të TKN. Masat e tjera mbesin të pandryshueshe, deri të paktën më 10 shkurt. “Vazhdojmë të kemi një numër të madh të pacientëve të rinj dhe një presion të madh mbi sistemin shëndetësor,” tha sekretari shtetëror pranë Ministrisë së shëndetit, Borko Bajiq. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se Ministria e Shëndetësisë është në negociata me të gjithë prodhuesit e vaksinave por data e mbërritjes së tyre nuk është përcaktuar ende. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galiq tha se situata epidemiologjike në vend është akoma komplekse dhe se nuk ka vend për relaksim. “Transmetimi lokal është intensifikuar dhe zgjeruar në disa qytete, dhe këto janë ato ku raportohen parti ditore si Podgorica, Budva, Niksiqi, Tivari apo Cetina. Unë do t’u kërkoja qytetarëve por edhe inspeksioneve që të merren pak më shumë me këtë problem, tha Galiq.

  • 1

    Radio