Aktuale Më shumë

Pa fitues në duelin dramatik në “Cam Nou”

Prej tvteuta15:20, 13 Tetor 2022

Barcelona dhe Interi kanë barazuar 3:3 në duelin dramatik të Grupit C të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”. Me këtë barazim, Barça mbetet ende në garë për kalim në fazën e nokautit, ani pse do ta ketë të vështirë pasi ka katër pikë në vendin e tretë. Interi është i dyti me tri pikë më shumë. Barcelona e mbylli pjesën e parë me epërsinë e një goli.

Golin për Barçën e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 40-të. Francezi realizoi nga afërsia pas asistimit të Sergi Robertos. Por, Interi ia doli që të rikthehet në pjesën e dytë ku shënoi dy gola për të kaluar në epërsi. Nicolo Barella ka shënuar nga afërsia për skuadrën italiane në minutën e 50-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Golin e dytë e realizoi Lautaro Martinezi ka realizuar në minutën e 63-të.

Robert LeWandoëski barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 82-të. Por, Robin Gosens riktheu epërsinë e Interit 3:2. Lewandowski barazoi rezultatin sërish në 3:3 në kohën shtesë, rezultat që ishte final.

  • 1

    Radio