Pa aquapark!?

Prej tvteuta10:54, 24 Mars 2015

Pronari i tokës së kontestuar për ndërtimin e akuaparkut, Anto Rudoviq, ka ngritur padi penale ndaj sekretarit për mbrojtjen  e pasurisë në Komunën e Ulqinit për shkak se ia  propozoi kuvendit komunal  shpalljen e ftesës publike për qiradhënje të parcellës kadastrale e cila i takon familjes Rudoviq dhe për të cilën ende nuk ka perfunduar  procesi i restitucionit.

Duke i pasur parasysh ngjarjet kontestuese dhe proceset e papërfunduar gjyqësore, Perfaqesuesi i Ndermarrjes Polin ka deklaruar se ndërtimi i akuaparkut nuk do të fillojë derisa të rregullohen të gjitha procedurat.

  • 1

    Radio