Otrant – Olimpik regjistron fitoren e 4-të

Prej tvteuta10:19, 1 Shtator 2016

Skuadra e qytetit tonë Otrant-Olimpik ka regjistruar edhe fitoren e 4-të radhazi, duke mundur 3-1 skuadrën e Igallos, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 4-të të kategorisësë dytë malazeze të futbollit.

Në këtë fitore shkëlqeu sulmuesi Halil Muharremi i cili shënoi 3 gola dhe përmbysi rezultatin e pjesës së parë i cili ishte në favor të vendasve. Pas kësaj ndeshje, Otrant – Olimpik vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit me 12 pikë, e ndjekur nga Radniçki me 8 dhe Kom me 7 pikë.

  • 1

    Radio